
E gjithë familja Meta e dyshuar! Detaje nga krimi horror në Durrës, 7 persona të shoqëruar

Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ku 19-veçarja Hygerta Meta dyshohet se vrau babain e saj, Pëllumb Meta.
Mësohet se policia ka kryer kontrolle të imtësishme në banesën e familjes për të gjetur armën e zjarrit, me të cilën është qëlluar 4 herë drejt viktimës. Ndërkohë, në pyetje është marrë nëna e 19-vjeçares dhe vëllezërit e të resë. Për momentin, e gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit të saj.
Ndërkohë drejtues të policisë deklarojnë se as arma e krimit dhe as celulari i viktimës nuk janë gjetur ende.
Më herët, e reja deklaroi se krimin e ka kryer e vetme, për shkak se babai nuk e lejonte të vazhdonte studimet por donte ta fejonte me një person nga fshati, i cili jetonte në Itali. Megjithatë, thellësia e gropës ku ishte futur trupi, rrethanat në të cilat kufoma u gjet si dhe lëvizja e makinës nga shtëpia drejt zonës së Rinisë në Durrës, ngrenë dyshime mbi gjithë familjarët, pasi vajza nuk kishte fizikun e duhur për ta kryer krimin e vetme, e po ashtu nuk ka as patentë.
-
Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren
23 Shkurt, 15:34 -
-
Sulmi terrorist në Banjskë, lihen në paraburgim tre serbët e dyshuar
23 Shkurt, 15:12

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128