E kamuflonte si gruan e katërt, detaje nga kirurgu që shfrytëzonte 16-vjeçaren për prostitucion

18 Janar 2024, 21:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

E kamuflonte si gruan e katërt, detaje nga kirurgu që
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e Dervish Hasit, i cili shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare. Mësohet se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi kishte dhe tre gra të tjera. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

 

Po ndodh...

ide