E Ngarkuara me Punë e SHBA mirëpret Komandantin Alban Dervishi, e uron për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor: Ta bëjmë Amerikën më të fortë

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mirëpritur sot (28 mars) në ambasadë, Komandantin Alban Dervishi, të cilin e ka uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor.
Ambasada, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se VanHorn dhe Dervishi gjithashtu kanë diskutuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve “për ta bërë Amerikën më të fortë”.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti Komandantin Alban Dervishi në ambasadë për ta uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor këtë qershor dhe për të diskutuar rëndësinë e partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë. Si pjesë e vizitës së tij, Komandant Dervishi, i shoqëruar nga personeli i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, u takua edhe me Nënadmiral Adnand Agastra në Komandën e Forcës Detare ku pati mundësinë të merrte pjesë në disa nga aktivitetet atje”, njofton ambasada.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


