E reja në gjendje kritike për jetën, Policia jep detajet për aksidentin në Pogradec

19 Shtator 2023, 17:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

E reja në gjendje kritike për jetën, Policia jep detajet për

Policia ka zbardhur detaje lidhur me aksidentin që ndodhi pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor “Pogradec-Lin”.

Ngjarja ka ndodhur në afëri të fshatit Piskupat, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor i drejtuar nga një shtetase italiane, e cila si pasojë ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qënë pakujdesia e shtetases italiane, e cila i ka prerë në mënyrë të papritur rrugën mjetit që po qarkullonte në këtë aks.

“Më datë 19.09.2023, rreth  orës 15:50, në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë”,- njofton Policia.

Po ndodh...