E rëndë/ Dhëndri qëllon me armë familjen e gruas në Paskuqan, të paktën 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

1 Mars 2023, 13:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë/ Dhëndri qëllon me armë familjen e gruas

Të shtëna me armë zjarri në Paskuqan të Tiranës janë raportuar mesditën e sotme. Burime bëjnë me dije se ka të paktën 2 të vdekur dhe 3 të plagosur. 

Dyshohet se dhëndri ka vrarë me armë zjarri vjehrrin dhe një person tjetër. Sipas informacioneve paraprake mendohet se Ramazan Kuta është personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij, ngjarje që ka përfunduar me të paktën dy viktima.

Mësohet se autori u ka prerë rrugën familjarëve të gruas dhe ka qëlluar mbi ta. Autori i krimit, është larguar me makinën  tip “C Class” ngjyrë e zezë.

 

Po ndodh...

ide