E rëndë në Berat/ Përdhunohen dy vajza, njëra prej tyre e mitur, arrestohen 2 të rinj në Berat (EMRA)

15 Dhjetor 2023, 10:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Berat/ Përdhunohen dy vajza, njëra prej tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Ardit Nano dhe 20-vjeçarin Andon Shoshari të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe një të mitur 16 vjeçe.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...