E rëndë në Korçë, 55-vjeçari gjendet i vdekur në kamion

8 Tetor 2024, 20:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Korçë, 55-vjeçari gjendet i vdekur
Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të marte në Korçë.

Viktima është shtetasi Sh. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në fshatin Barç.

Sipas autoriteve policore, ai është gjetur pa shenja jete në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte, teksa kamioni ndodhej në ambientet e një subjekti.

Policia raporton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55- vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.