E rëndë në Maltë/ Vdes në vendin e punës shqiptari, plagoset bashkombasi i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Maltë.
Një shqiptar ka humbur jetën teksa së bashku me një bashkëkombas ishin duke kryer punime në një ndërtesë në qytezën e Sliemës.
Policia në Maltë u informua për një incident ku një çati u shemb në një rezidencë në kryqëzimin St Ignatius.
51-vjeçari i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur, ndërsa punëtori tjetër, 31 vjeç, arriti të dilte vetë dhe u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm dhe nuk dihet gjendja e tij.
Një grua që jeton pranë vendit të ngjarjes u tha gazetarëve se doli me shpejtësi jashtë dhe pa një shtëllungë të madhe pluhuri dhe një burrë që po dilte nga ndërtesa, i cili po kërkonte një ambulancë pasi kolegu i tij ishte bllokuar brenda.
Identiteti i personave nuk janë bërë akoma të ditur.
Policia së bashku me anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe një ekip mjekësor nga Mater Dei mbërritën në vend për të ndihmuar në incident.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



