
E rëndë në Sarandë, e moshuara vetëhidhet nga kati i 6-të i pallatit

Një e moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku jetonte në Sarandë.
Sipas informacioneve policore, 82-vjeçarja, me iniciale H.V., vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhu dje në lagjen nr.1 në Sarandë, ndërkohë policia është duke vijuar punën për dokumentuar rrethanat e këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja H. V., 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme.
-
-
Shqipëria mes vendeve me byrekët më të mirë në botë
3 Janar, 12:24 -
-
Rëndohet bilanci, 64 viktima nga tërmeti në Japoni
3 Janar, 12:10 -
Forcat e NATO-s shtojnë prezencën në Liqenin e Ujmanit
3 Janar, 12:06 -
-
“Mbeten mes meje dhe asaj”/ Noizy i kërkon falje të bijës
3 Janar, 11:55

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128