E zë makineria poshtë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar në Greqi, la pas dy fëmijë të mitur

Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi. Punëtori 38-vjeçar është gjetur i vdekur në Trikeri të Volos. Sipas informacioneve nga mediat greke, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes, kur një makineri e ka zënë dorën e tij, duke bërë që ai të përfshihet dhe të humbasë jetën.
38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, me origjinë shqiptare dhe jetonte me familjen në Trikeri.
Sikur të mos mjaftonte vdekja e shqiptarit, pak çaste më pas, një tjetër aksident industrial ndodhi në çelikun e Volos, ku viktima është një 28-vjeçar, i cili merrej me mirëmbajtjen e makinerive.
Sipas magnesianeës.gr, 28-vjeçari merrej me mirëmbajtjen e makinerive dhe teksa punonte në një zonë joprodhuese, në rrethana të panjohura, makina ka hyrë në punë duke e plagosur për vdekje. Shkaqet e sakta të aksidentit janë duke u hetuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
