Efektivi i Policisë përplas me “Benz” këmbësorin në Vlorë, AMP nis hetimet
19 Nëntor 2024, 19:07 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës, ku protagonist ka qenë një efektiv policie.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se polici me inicialet K. H., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz,” ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. M., 79 vjeç. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në rrugën “Sazani”, teksa efektivi i Policisë ndodhej jashtë shërbimit në momentin e aksidentit.
Grupi hetimor dhe AMP po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Nga Irena Beqiraj
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128