Thethi "ha kokat" e kupolës së policisë Shkodër, shkarkohet drejtori Fatmir Lleshi dhe shefat e komisariateve

10 Korrik 2025, 10:17 / AKTUALITET NGA ALFAPRESS

Thethi "ha kokat" e kupolës së policisë Shkodër,

Furtunë në policinë e Shkodrës pas aksionit të Edi Ramës për prishje masive të ndërtimeve pa leje në Theth.

Alfapress.al ka mësuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda ka firmosur urdhërin e shkarkimit të drejtorit të Qarkut Shkodër Fatmir Lleshi. Gjithashtu largime dhe ndryshime të shumta ka për shefat e komisariatëve dhe inspektorë.

Vendin e Lleshit e zë drejtori i Kukësit Gentian Berberi. Kjo furtunë shkarkimesh vjen pas interesimit direkt të kryeministrit Rama pas aksionit në Theth, nga i cili është konstatuar se policia e shtetit, ka lejuar në mënyrë masive ndërtimet pa lejë kundrejt rryshfeteve të majme.

E njëjta situatë nuk është konstatuar vetëm për Thethin por edhe për zonat turistike të Bogës, Vermoshit, Velipojës etj./Alfapress.al

 

Po ndodh...