Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin/ Ish-kryeprokuroria zbulon detajin e fortë: Grup i mirëmenduar, kanë studiuar...

Ish-Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, gjatë një interviste televizive ka folur për ngjarjen e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Ajo shprehet se plani ishte i mirë menduar dhe se skuadra nuk ishte amatoresk.
“Vrasja ka në vetvete kosto, i mëshoj idesë se ishte një plan i mirë menduar. Skuadra e ardhur nuk ishte një bashkëpunim amatoresk. Ata i kishin ndarë punët e tyre. Ata kanë ardhur me një qëllim të posaçëm. Është zgjedhur kush do luante rolin e qitësit dhe të tjerët rolet e tjera. Pjesa tjetër që e lidh me bashkëpunëtorin tjetër për efekt të gjakmarrjes, ka pasur për të mbuluar akomodimin dhe krijimin e kushteve të përshtatshme. Vetë qëndrimi i këtyre individëve për dy muaj ka të bëjë me një studim të terrenit. Kjo ngjarje e zbardhur është një besim për publikun. Shumë mirë që u lanë gjurmë. Te rendi dhe siguria publike, organet duhet të kenë për detyrë jo vetëm zbardhjen e ngjarje por edhe parandalimin. E parë në këndvështrimin me përfshirjen e të huajve, më bën të mendoj se është plan i mirë menduar. Zgjedhja e autorëve të dyshuar është bërë me dashje dhe qëllim”, tha Imeraj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

