E turpshme/ Konsullata shqiptare në Milano ndryshon urdhëresat brenda natës, emigrantët nuk mund të vijnë me pushime

5 Gusht 2022, 18:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

E turpshme/ Konsullata shqiptare në Milano ndryshon urdhëresat brenda

Konsullata shqiptare në Milano ka ndryshuar brenda natës  urdhësat të cilat do të bëjnë të pamundur ardhjen në Shqipëri të shumë emigrantëve.

Sipas postimit të kësaj Konsullate në Instagram të gjithë shtetas shqiptarë me qëndrim në Itali duke filluar nga dita e hënë, 8 gusht 2022 nuk do të mund të aplikojnë dhe nuk do t’u ofrohet shërbim konsullor për dokumentat e mëposhtme.

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumentave. Kodi 0711

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712.

-Vërtetim mbi vetëdeklarim për dëmtimin e dokumenteve.Kodi 0713

-Vërtetim mbi vetëdeklarim për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe/ose Kartën ID për arsyet e mësipërme, duhet patjetër të vijojnë proçedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, të dëmtuar apo të bllokuar vetëm pranë autoriteteve policiore italiane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore italiane duhet që:

-ta legalizoni me Vulën Apostile pranë institucioneve italiane

-ta përktheni në gjuhën shqipe nga përkthye i liçensuar dhe ta paraqisni në Konsullatë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.

Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostile pa patur nevojë të përkthehet në gjuhën shqipe- thuhej në postimin e kësaj konsullate.

Nisur nga kjo anomali dhjetëra shqiptar i janë drejtuar kësaj konsullate për të marrë një zgjidhje.

Shumë nga ata kishin programuar dhe pushimet e tyre në Shqipëri.

Por ka edhe nga ata që në këtë periudhë mbasi përfituan dokumentin e nevojshem nga punëdhënës italianë në institucionet italiane do të kthehen në Shqipëri për të vazhduar procesin në ambasadën italiane dhe më pas për t'u rikthyer në Itali për të vazhduar rrugëtimin e tyre siç e duan.

Por nga kjo konsullatë që paguhet me taksat e shqiptare përveçse nuk iu është dhënë një zgjidhje emigrantëve në lidhje me këto ndryshime iu  janë përgjigjur atyre me arrogancë.

 

E turpshme/ Konsullata shqiptare në Milano ndryshon urdhëresat brenda

 

E turpshme/ Konsullata shqiptare në Milano ndryshon urdhëresat brenda

Po ndodh...

ide