Emrat/ Aksident në Lushnje, plagosen burrë e grua, dërgohen në spital në gjendje të rëndë

25 Shkurt 2023, 11:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Aksident në Lushnje, plagosen burrë e grua, dërgohen

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Grabjan-3 Urat në Lushnjë. Një triçikël i modifikuar për grumbullimin e plastikave është përplasur me një makinë tip “Volkswagen”.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, Ardian Meçani dhe Lumturie Meçani, të cilët janë burrë e grua. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dyshohet se shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe shpejtësisë. Drejtuesi i triçiklit ka pasur ngarkesë me mbetje plastike dhe plastmasë, gjë që nuk e ka lejuar të shohë pamjen përballë duke u përplasur më pas me automjetin.

 

Po ndodh...

ide