
Emrat/ Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një nga të plagosurit

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit në aksin Lezhë-Milot.
Policia bën me dije se viktima është shtetasi me Isa Doci, 80 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportit në spital.
Sakaq mësohet se tre të plagosurit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve, ku mes tyre është edhe drejtuesi i mjetit Zija Cufaj.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128