EMRAT/ Bashkëshorti e dogji me benzinë, policia zbardh detajet: Jetonin të ndarë

31 Gusht 2024, 17:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Bashkëshorti e dogji me benzinë, policia zbardh detajet:

Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak më parë në Korçë, ku bashkëshorti dogji me benzinë të shoqen

Sipas burimeve, ku 45-vjeçari, Bledar Trendafili, ka tentuar të djegë  me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trendafili me të cilën është në proces divorci dhe jetojnë të ndarë. 

45-vjeçari i ka hedhur lëndën djegëse në trup gruas së tij, e ka ndezur dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Si pasojë, 31-vjeçarja ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar në spital për të ndihmë mjekësore, ndërsa pritet që të niset drejt Tiranës, për trajtim me të specializuar.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

 

Po ndodh...

ide