EMRAT/ Hapet gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, zbardhet lista e 10 kandidatëve

4 Dhjetor 2025, 16:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Hapet gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, zbardhet

Presidenca ka shpallur zyrtarisht nisjen e procedurës së aplikimit për garën për emërimin e një anëtari të ri në Gjykatën Kushtetuese.

Siç njofton Presidenca, në përfundim të afatit të aplikimeve, janë 10 kandidatë që kanë shprehur interes për pozicionin vakant.

Kandidatët janë: Alaudin Malaj, Alban Toro, Alma Faskaj Vokopola, Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj, Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami dhe Roland Ilia.

Njoftimi i Presidencës:

Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” e Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25.4.2025, me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, ka miratuar:

Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në datën 25.4.2025.


Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:

Alaudin Malaj

Alban Toro

Alma Faskaj Vokopola

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

 

Po ndodh...