EMRAT/ Ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 3 persona në Tiranë

23 Shkurt 2025, 12:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme

Blutë kanë finalizuar një tjetër fazë e operacionit “Catch”.

Tre shtetas të identifikuar si Mexhit Kurti,Edison Bodolli dhe Roland Lami janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishin shpallur në kërkim për veprat penale si vjedhje kanosje dhe drogë.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “Catch”.

Bazuar në inteligjencën policore, lokalizohen dhe kapen 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. K., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosje”, ” Shkatërrim prone” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjahut apo sportive””. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Veprimet e metejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin e shpallur në kërkim R. L., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

 

Po ndodh...