Emrat/ Mashtronin me TVSH-në, 13 biznesmenë në burg

Një dëm prej 3 milionë eurosh i kanë kushtuar shtetit shqiptar 13 biznese të ndryshme, këto biznese mashtronin nëpërmjet TVSH-së duke mos paguar detyrimet tatimore. Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se këto 13 kompani që kanë shërbyer si kompani furnitore kanë lëshuar fatura fiktive.
Sipas Prokurorisë, këto fatura iu janë dhënë shoqërive të ndryshme dhe përmes kontabilizimit kanë ulur pagesën e TVSH.
Në hetimin e prokurorisë janë shënjestruar edhe funksionarë të administratës publike.
Në njoftimin e bërë publik, Policia e Tiranës njofton se 7 persona janë vënë në pranga ndërsa ka shpallur në kërkim gjashtë të tjerë, të cilët akuzohen se kanë krijuar skemë mashtrimi financiar. Kompanitë që akuzohen për mashtrim janë: “No-El Construction”, “G.S Construction”, “Fam Construksion”, “Tirana Universal Construksione', “Glob Construksion”, “Fredi 2021”, “Xhersi 2021”, “Aluku Grup”, “Joam”,“Mihola”, “E.L.2020 construksion”, “Amarildo Hasrama” dhe “Priam 20”.
Në pranga kanë përfunduar personat: Besim Rreshit Ruçi, Anxhelo Besim Ruçi, Bledar Vasfi Gupe, Amarildo Xhuvan Hasrama, Xhersi Riza Sulaj, Nelit Novruz Mihola dhe Ajet Xhevdet Aluku.
Njoftimi i plotë:
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.1054 të vitit 2020, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit nr.1981 Regj.Them. datë 24.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I.
Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor
Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.
Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.
Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.
Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale"- thuhet në njoftim.
-
Çfarë ndodhi me Ervis Martinaj/ Rama: Policia do të flas kur...
28 Shtator, 13:17 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



