Trafikonte armë dhe municione nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet në Durrës 44-vjeçari

Policia e Durrësit arreston një 44-vjeçar me akuzën e trafikimit të armëve dhe municionit.
Sipas njoftimit të bluve, arrestimi i 44-vjeçarit u bë si rezultat i operacionit policor të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga shërbimet e Portit të Durrësit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
-
-
-
Kushi nuk paraqitet në gjykatë për t’u përballur me padinë e bërë
28 Shtator, 11:27
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


