EMRAT/ Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! U zbuluan nga bisedat në “Sky ECC”

28 Tetor 2025, 16:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua, ka dërguar për gjykim 6 persona, mes të cilëve edhe ish-shefin e krimeve në Tiranë, Erjon Dani, pasi akuzohen se u merrnin para qytetarëve për të ndikuar te gjyqtarët.

Përveç ish-policit Erjon Dani, SPAK ka dërguar në gjyq Sokol Mashën, Musa Gjikolën, Emiljano (alias Millan) Roçin, Klodjan Muçën dhe Vilson Roçin.

Grupi akuzohet për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ndaj Dani rëndon edhe akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Nga hetimi i SPAK rezulton se të pandehurit janë përfshirë në tre episode ryshfeti gjatë vitit 2020, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se “kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurimi personal dhe favorizim në dhënie dënimi ndaj disa të arrestuarve”.

Erjon Dani akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe me fuqinë që i jepte posti si zv.shef i Krimeve në Tiranë ka shpërndarë të dhëna nga sistemi TIMS tek persona të tjerë.

Hetimet kanë dokumentuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky ECC”.

SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë – gjashtë të pandehur për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në vijim Prokuroria e Posaçme) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr. 177/1 të vitit 2025, në ngarkim të shtetasve:

Të pandehurit akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale:

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të veçanta, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurimi personal dhe favorizim në dhënie dënimi  ndaj disa të arrestuarve.

Gjithashtu, është provuar se i pandehuri Erjon Dani, në kohën e ngjarjeve me detyrë zëvendësshef komisariati dhe shef për krimet në Komisariatin Nr. 3 Tiranë, ka shpërdoruar detyrën duke shpërndarë tek persona të tretë të dhëna të siguruara nga sistemi TIMS.

Hetimet kanë dokumentuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky ECC”, të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike ndërkombëtare.

Ky procedim penal është ndarë nga procedimi penal nr. 177 i vitit 2023, për të cilin vijojnë hetimet ndaj disa personave të tjerë nën hetim, të dyshuar për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “grupit të strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a, 298, 333/a, 334/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme shpreh falënderimet e saj për autoritetet franceze, holandeze dhe belge, si dhe për Eurojust dhe Europol, për bashkëpunimin dhe asistencën e dhënë gjatë këtij hetimi.

 

Po ndodh...