EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme, kush janë 6 të ekstraduarit

Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
2 prej tyre janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia, ndërsa 4 të tjerët janë ekstraduar në Itali dhe në Kosovë.
Në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, vënien në pranga dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
EMRAT
U ekstradua nga Mbretëria e Bashkuar, shtetasi Donald Hoxha
U ekstradua nga Greqia, shtetasi Leodin Rungo
U ekstraduan në Itali, shtetasit: Bledar Dushkaj alias Bledar Delia dhe Kristjan Uldedaj
U ekstraduan në Kosovë, shtetasit: Riad Sopjani dhe Bastri Sadriu
U ekstraduan në Shqipëri:
-nga Mbretëria e Bashkuar, shtetasi D. H., 34 vjeç. Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 21.01.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në vitin 2009, në Elbasan, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë shtetasin R. R.;
-nga Greqia, shtetasi Leodin Rungo, 44 vjeç. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.02.2019, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta 2 shtetas iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprimet e mëtejshme.
U ekstraduan nga Shqipëria në Itali, shtetasit:
Bledar Dushkaj alias Bledar Delia, 39 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos, me vendimin e datës 06.06.2011, e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, gjatë periudhës nëntor 2007-shtator 2008;
K. U., 31 vjeç, të cilit Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano, Itali, me vendimin e datës 03.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas, gjatë periudhës 2015-2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar në Itali, 35 kg kokainë dhe 3.4 tonë hashash.
U ekstraduan nga Shqipëria në Kosovë, shtetasit kosovarë:
-R. S., 23 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë opracionit policor të koduar “Arratia”;
-B. S., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022, ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Morinë.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

