EMRAT/ Operacion që zgjoi Vlorën, SPAK zbardh ekzekutimin e "Gëçes" në Lungomare, RENEA kontrolle për porositësit

7 Mars 2026, 09:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Operacion që zgjoi Vlorën, SPAK zbardh ekzekutimin e

Shtatë urdhërarreste janë lëshuar nga Prokuroria e Posaçme për eksponentë të lartë të krimit në qytetin bregdetar të Vlorës, ndaj në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, Forcat Speciale nga Tirana kanë zbarkuar në zonën e kompleksit Oslo dhe po kryejnë kontrolle.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se mes personave për të cilët është lëshuar urdhërarrest janë Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj. Dy shtetas të tjerë janë ndaluar në Itali, njëri në Greqi dhe dy të fundit raportohet se janë Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrulla.

Mësohet se këta persona kanë porositur dhe ekzekutuar vrasjen e shtetasit Gentjan Qarri, i njohur dhe me nofkën "Gëçe", ngjarje e ndodhur pranë Bibliotekës te Kisha Ortodokse, në lagjen "29 nëntori", më datë 6 Shkurt 2021.

Forcat Speciale kanë bllokuar rrugën e sipërme të zonës së Ujit të Ftohtë, pas blloqeve të pallateve që ndodhen aty, duke ndaluar kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që një dron mbështet operacionin nga ajri.

Ekzekutimi që tronditi Vlorën 5 vite më parë

Personi që shihni në foto është Gentjan Qarri, kur u vra rreth 40 vjeç. Autorët e kanë qëlluar nga një makinë, ndërsa "Gëçja" ecte në këmbë në Lungomare. Autorët qëlluan me breshëri deri sa ka mbaruar karikatori.

Gentjan Qarri shkoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetojë plagëve në kraharor duke qenë se mori disa plumba, në gjymtyrët e poshtëm dhe në kraharor, të cilat kanë qenë fatale.

I riu njihej me nofkën "Gëçe" dhe kishte pak vite që ishte kthyer nga Italia, pasi ishte dënuar atje me 15 vite burg për drogë. SPAK ka zbardhur pesë vite më pas, se ky shtetas është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve me grupet kriminale në Vlorë.

Autorët e kanë mbajtur në vëzhgim dhe sapo Gentjan Qarri ka dalë nga lokali ku ishte ulur, mjeti "Toyota Yaris" ka ecur paralel me të dhe ka hapur zjarr me breshëri. Ajo u gjet duke u djegur në Pyllin e Sodës dhe brenda makinës ishte dhe një armë tip shars.

Po ndodh...