RENEA dhe FNSH mësyjnë nga toka, droni kontrollon nga ajri/ Ç’po ndodh në Vlorë? SPAK lëshon urdhër pas zbardhjes së vrasjes…

7 Mars 2026, 08:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

RENEA dhe FNSH mësyjnë nga toka, droni kontrollon nga ajri/

Zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë është zgjuar këtë të shtunë nën prezencë të lartë policore dhe me mësymjen e Forcave Speciale RENEA nga Tirana, të cilat kanë zbarkuar në qytetin bregdetar me disa furgonë dhe dhjetëra efektivë.

Forcat Speciale kanë bllokuar rrugën e sipërme të zonës së Ujit të Ftohtë, pas blloqeve të pallateve që ndodhen aty, duke ndaluar kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që një dron mbështet operacionin nga ajri.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar shtatë urdhër-arreste në kuadër të një hetimi për krime të rënda.

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë edhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj.

Nga personat e përfshirë në këtë operacion, dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë.

Operacioni i i RENEAS DHE FNSH me urdhër të SPAK, ka ardhur si pasojë e zbardhjes së një vrasjeje.

Pritet që në orët në vazhdim, Policia e Vlorës të dalë me një deklaratë për të shpjeguar gjithë operacionin që ka zgjuar qytetin bregdetar këtë mëngjes dhe cili ka qenë fokusi, nëse është arritur të lokalizohen dhe ndalohen eksponentë të krimit.

 

Po ndodh...