Emrat/ Përplasja fatale e trenave në Greqi i merr jetën 20-vjeçares shqiptare, 8 të plagosur

1 Mars 2023, 14:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Përplasja fatale e trenave në Greqi i merr jetën

Një shqiptare ka humbur jetën në Greqi, në tragjedinë që ndodhi para mesnate, pas përplasjes së dy tenave. Raportohet se bëhet fjalë për një vajzë 20-vjeçare, familja e së cilës jetonte prej vitesh në Larisa.

Po ashtu, nga përplasja kanë mbetur 8 shqiptarë të lënduar. Ata janë: Paco Elisea, Plasa Vanesa, Almeta Erisa, Franklin Desan, Alma Γίτσα, Drithi Roberto, Liuri Anisa dhe Dhimitër Zonga.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

 

Po ndodh...

ide