EMRAT/ Plagosja e 18-vjeçares te hoteli ‘Gjuta’ në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i të dashurit të saj

6 Mars 2026, 11:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Plagosja e 18-vjeçares te hoteli ‘Gjuta’ në Sauk,

Policia e Tiranës ka arrestuar Saimir dhe Elvir Gjutën, pas vetëplagosjes së 18-vjeçares.

Të arrestuarit janë babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjuta, i cili posedonte pistoletën që e dashura e tij u vetëplagos.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë.”, sqaron policia.

 

Po ndodh...