Emrat / Ja kush është viktima e aksidentit në Elbasan

20 Dhjetor 2022, 10:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat /  Ja kush është viktima e aksidentit në Elbasan

Besnik Xhemal Samurri 38 vjeç është viktima  e aksidentit të sotëm në Elbasan. Mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke përfunduar në humnerë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Samurri.

Të plagosur kanë mbetur tre persona që udhëtonin me viktimën, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali Fatjon Maloku.

Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar daljen nga rruga të mjetit. Pritet që hetimet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Emrat /  Ja kush është viktima e aksidentit në Elbasan

Po ndodh...

ide