EMRAT/ Vodhën me thyerje disa biznese, kapen hajdutët “serialë” në Lezhë
Dy grabitës të cilët ditën e djeshme vodhën me thyerje disa biznese në Lezhë, janë arrestuar nga policia.
Në pranga ranë Sokol Pali 52 vjeç dhe Marjan Kelaj 51 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Ditën e djeshme, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore, janë zbardhur 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.
Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve Sokol Pali dhe Marjan Kelaj shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura.
Policia ka publikuar edhe pamjet ku duket teksa dy grabitësit “serial”, janë të maskuar dhe hyjnë me forcë nëpër biznese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
