Emrat+Detaje/ Aksidenti tragjik në Itali, humbin jetën tre të rinj, mes tyre 2 shqiptarë

8 Dhjetor 2023, 12:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat+Detaje/ Aksidenti tragjik në Itali, humbin jetën tre të

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku tre persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dy janë shqiptarë.

BMW-ja ku udhëtonin tre viktimat, Egli Gjeci, Altin Hoti dhe Giulia Pellegrini, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes dhe viktimat janë tre të rinj rreth të njëzetave.

Aksidenti ka ndodhur në Portogruaro (Venecia). Makina raportohet se u përplas në një portë që kalonte në pronë private dhe më pas përfundoi në kanal.

 

Po ndodh...