EMRI/ 37-vjeçari tenton të largohet me armë, procedohet vëllai i tij për sende luksoze
9 Janar 2026, 13:02 / AKTUALITET

Policia e Lezhës dhe Kurbinit në një operacion të përbashkët, kanë ndaluar një 37-vjeçar dhe kanë proceduar penalisht vëllain e tij.
Gjatë kontrollit në banesën në fshatin Gjormë, 37-vjeçari Leonard Hasani, hodhi nga muri rrethues një çantë me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, duke tentuar të largohej me vrap, por u kap nga policia.
Vëllai i tij, E. H. alias E. S., 35 vjeç, u procedua penalisht pasi në automjetin e tij u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 orë dore të markave luksoze, me burime të dyshimta kriminale.
Si rezultat i operacionit, arma dhe sendet e sekuestruara janë marrë në administrim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar burimin e sendeve me vlerë.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
Nga Irena Beqiraj
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Nga Roland Lami
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
Nga Neli Demi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

