EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, motori përplas për vdekje këmbësorin

24 Prill 2025, 08:23 / AKTUALITET ALFA PRESS
EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, motori përplas

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier, ku një motomjeti përplasi për vdekje një këmbësor, 77 vjeçarin Hakim Maledhi.

Fillimisht si drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital.

Por më pas u raportua se 77-vjeçari Hakim Maledhi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Po ndodh...

ide