Emri/ Dënohet me 28 muaj burg i riu shqiptar në Britani, në makinë iu gjetën para dhe kokainë

17 Mars 2023, 10:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Dënohet me 28 muaj burg i riu shqiptar në Britani, në

Policia britanike ka arrestuar 25-vjeçarin shqiptar Erion Hoxha, pasi kishte hyrë në rrugë ilegale në Britani dhe ishte bërë pjesë organizatave që transportonin drogë, për të shlyer borxhin që kishte ndaj trafikantëve që e sollën në Mbretërinë e Bashkuar.

Në momentin kur u ndalua nga policia, 25-vjeçari ishte duke lëvizur me një “Audi” përgjatë Bramford Road në Ipswich.

Por në momentin kur është ndaluar, ai ka kundërshtuar dhe ka sulmuar oficerët, duke i shkaktuar njërit prej tyre prerje në dorë.

Gjatë kontrollit në makinë iu gjet kokainë, një patentë drejtimi greke, një telefon celular dhe 285 paund. Në telefonin e tij autoritetet arritën të zbulonin bisedat që kryenin lidhur me transportimin e kokainës. Gjithashtu edhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet nga autoritetet sërish lëndë narkotike, kokainë.

Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, 26 klientëve u ishte dorëzuar kokaina me një vlerë totale prej 1530 £.

Sakaq 25-vjeçari shqiptar është dënuar me 28 muaj burg për trafik droge në Ipswich.

 

Po ndodh...