Video/ Dalin pamjet brenda tunelit me kanabis në Krujë, dhomat e ndara me llamba dhe aspiratorë, sekuestrohen 390 bimë kanabis

17 Mars 2023, 09:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video/ Dalin pamjet brenda tunelit me kanabis në Krujë, dhomat e ndara

Ditën e djeshme në fshatin Halil, u zbulua një tunel i braktisur i ushtrisë e brenda saj u konstatuan fidanë kanabisi. Për pasojë janë arrestuar, Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist, Sokol Kullai shef ekipi dhe i shpallur në kërkim Ilir Karai.

E po ashtu, në pranga të dyshuar për kultivim kanabisi janë arrestuar Rexhep dhe Arlind Selimi.

Dalin pamjet brenda tunelit, ku shihet se janë disa dhoma të ndara për të kryer proçese të ndryshme të kultivimit të lëndës narkotike. Policia, sekuestroi 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. 

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

 

Po ndodh...