"Po kryen arrestime tendencioze"/ 70 punonjës të OSSHE-së në Krujë e Fushë Krujë ngrihen në protestë

Punonjësit e OSHEE-së në Krujë kanë pezulluar punën për një periudhë kohe të pacaktuar. Ky pezullim, vjen si shenjë proteste e punonjësve për arrestimet e kryera së fundmi.
70 punonjësit, mëngjesin e sotëm vendosën të mos fillojnë punën pasi sipas tyre, është e disata herë që ata bien pre e arrestimeve tendencioze nga ana e policisë. Punonjësit e OSHEE thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër. Ata thonë se janë shoqëruar dhe arrestuar pa të drejtë ndërsa thonë se kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin.
Një ditë më parë, në fshatin Halil nga një aksion antidroge i ndërmarrë nga policia u konstatua një tunel i braktisur i ushtrisë, aty ku u zbuluan fidanë kanabisi. Pas këtij aksioni, u kryen edhe arrestime, ku konkretisht u vunë në pranga: Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist, Sokol Kullai shef ekipi dhe i shpallur në kërkim Ilir Karai.
-
Aksident/ Përplasen dy automjete në Krujë, tre të plagosur
17 Mars, 08:33
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

