Paplekaj fitoi lirinë sot/ Ish-speciali i RENEAS rrëzoi dënimin me 22 vite burg, u dënua me 7 dhe doli me 4

Arbër Paplekaj, ish-efektiv i Forcave Speciale i shpallur fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, është liruar me kusht. Katër vite pas vrasjes që tronditi vendin dhe përgjaku zgjedhjet parlamentare, në Prill 2021, shumica e dënimit 7 vjeçar është vuajtur në qeli dhe ai është liruar me kusht.
Mjeku dhe militant i Partisë Socialiste në Elbasan, Pjerin Xhuvani ose siç e thërrisnin me nofkën “Pipi”, mbeti i vrarë me armë zjarri si pasojë e një konflikti mes grupit të tij dhe mbrojtëse të votës së PD.
Arbër Paplekaj është dënuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, por nuk e ka pranuar këtë vendim, duke pretenduar se gjithçka kishte ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe tronditjes së fortë psikike.
Pas një beteje gjyqësore, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 7 vite burg, sepse akuza u ndryshua dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit u klasifikua si “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.
Në vendimin e argumentuar, në Qershor 2025, treshja e gjyqtarëve të Apelit tha:”...provohet se i pandehuri në momentin e kryerjes së veprës penale ka qenë në kushtet e tronditjes psikike, e cila është shkaktuar nga dhuna dhe fyerja e rëndë e viktimës (Pjerin Xhuvani). Tronditja psikike, ka lindur për shkak të veprimeve të padrejta të viktimës në mënyrë të atë çast dhe të përkohshme...”
Prej Dhjetorit 2024 kur ka përfunduar procesi gjyqësor dhe është zbardhur vendimi, Prokuroria e Apelit në Tiranë nuk ka ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë, duke çuar në pranimin e konkluzionit të nxjerrë nga togat e zeza për dënim me 7 vite burg.
Në këto kushte, dosja penale ndaj Arbër Paplekaj është arkivuar në arshivën e Gjykatës së Elbasanit dhe kur i kishin mbetur edhe pak muaj në qeli, ish-efektivi bëri kërkesë për t'u liruar parakohe me kusht, çka sot i është pranuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

