SPAK thellon hetimet për deputetin Tërmet Peçi: Korrupsion, pastrim parash dhe tendera të paracaktuar

18 Dhjetor 2025, 15:27 / POLITIKË ALFA PRESS
SPAK thellon hetimet për deputetin Tërmet Peçi: Korrupsion,

SPAK po kryen hetime intensive ndaj deputetit socialist Tërmet Peçi. Avokatja Adriana Kalaja, publikoi një shkresë, ku Prokuroria e Posaçme e njofton se po heton ish-kryetarin e Bashkisë Tepelenë për tre vepra të rënda penale: korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka bashkuar dy procedime penale ndaj Tërmet Peçit, ku një prej tyre është bërë nga Adriana Kalaja dhe një procedim dyshohet se është regjistruar pas investigimit të emisionit plug, që denoncoi skemën 5D të ish-kryetarit të bashkisë Tepelenë.

SPAK duket se ka thelluar hetimet ish-kryebashkiakun dhe aktualisht deputetin socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi. Avokatja Adriana Kalaja, e cila ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme kallëzim penal për Tërmet Peçin, publikoi një shkresë, ku SPAK e informon në lidhje me ecurinë e hetimeve. Sipas shkresës, SPAK shprehet se po heton Tërmet Peçin për tre vepra të rënda penale, “shkelje të barazisë në tendera, Korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Jo vetëm kaq, por prokrurori i çështjes, tashmë i zgjedhur si kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka bashkuar kallëzimin penal të bërë nga Adriana Kalaja së bashku me një tjetër kallëzim, ky i fundit është regjistruar në datën 2 maj 2025.

Dyshimet janë se kallëzimi ekzistues, mund të jetë regjistruar kryesisht nga SPAK pas transmetimit të investigimit nga emisioni Plug në syri televizion, që zbuloi se Tërmet Peçi së bashku me drejtorët e tij, kishte krijuar një skemë 5D, duke përfituar mbi 66 milionë euro tendera publik, apo fonde nga programet IPARd për ndërtim thertoreje dhe agro-turizmi.

Pak javë më parë, Tërmet Peçi u thirr në SPAK për t`u marrë në pyetje, ndërsa në shkresën që publikon avokatja KAlaja, prokurori Klodjan Braho se deputeti socialist është marrë në pyetje për një tjetër hetim. Kjo lë të kuptohet se ndaj Tërmet Peçit janë duke u zhvilluar hetime edhe për procedime të tjera penale, që dyshohet se kanë të bëjnë me abuzimin me detyrën gjatë kohës që deputeti socialist ka drejtuar Bashkinëe Tepelenës.

Po ndodh...

ide