Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD: Akte dhune të mirëorganizuara

18 Dhjetor 2025, 14:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,  me një kërkesë zyrtare për marrjen e masave disiplinore ndaj një numri deputetësh të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë dhe në nisje të seancës plenare të ditës së sotme (18 dhjetor 2025).

Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

Grupi Parlamentar i PS thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.

Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

Edi Paloka

Ina Zhupa

Klodiana Çapja

Oerd Bylykbashi

Enno Bozdo

Tomorr Alizoti

Ivi Kaso

Gent Strazimiri

Luan Baçi

Bledi Himçi

Greta Bardeli

Manjola Luku

Flamur Hoxha

Kliti Hoti

 

Po ndodh...

ide