EMRI/ Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtinë, gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçarit në Elbasan
15 Gusht 2025, 10:55 / AKTUALITET
Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën malore të Gjinarit, ku një banor i fshatit Pashtresh pranë Elbasanit, Pëllumb Toçi, 54 vjeç, humbi jetën pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në kanionin e njohur si “Shkëmbi i Vashës”.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte larguar nga banesa në mëngjesin e djeshëm për të kërkuar qenin që ruante bagëtitë, i cili ishte humbur në mal.
Mbrëmjen e së enjtes, trupi i tij u gjet në ujërat e kanionit dhe u nxor nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit. Nga hetimet paraprake, ngjarja po trajtohet si aksidentale.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
