Emri/ Dyshohet se vrau veten brenda poligonit në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

17 Tetor 2025, 14:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Dyshohet se vrau veten brenda poligonit në Tiranë, zbulohet

Bledi Hasani është personi që dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri brenda poligonit në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka shkuar për të qëlluar me armë e më pas ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit pranë "Air Albania". Ngjarja është regjistruar rreth orëve të mesditës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Mësohet se personi në fjalë ka qenë klienet në këtë poligon te ‘Air Albania’, pasi kishte shkuar për qitje dhe herë të tjera në këtë vend.

Trupi është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Policia po punon për të sqaruar motivet e mundshme të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

Po ndodh...

ide