Emri- Foto/ Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Milot

21 Mars 2023, 07:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri- Foto/ Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Milot

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se një automjet është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës. Për pasojë ka humbur jetë Luan Dukaj 50 vjeç i cili ka qenë pasagjer në automjet.

Sakaq edhe tre persona të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek “Trauma”.

Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur edhe zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Emri- Foto/ Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Milot

 

Po ndodh...

ide