Emri/ I dënuar me 20 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, kapet në kufirin shqiptar i riu
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në kufirin shqiptar.
Alija Arslan, banues në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut, rezulton i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se 34-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
