EMRI/ I dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik doge, kapet në Durrës 50 vjeçari shqiptar me qëllim ekstradimin

30 Gusht 2023, 15:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik doge, kapet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 50 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Alket Hatija është dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. 50 vjeçari u kap nga strukturat e DVP Durrës në një hotel në qytetin bregdetar.

Gjatë viteve 2003-2004 ky shtetas ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë për trafikimin e lëndës narkotike heroinë nga Shqipëria në Itali.

Ky operacion për kapjen e Hatijas u bë i mundur në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe pritet ekstradimi i tij drejt Italisë ku do të shlyejë dënimin.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen dhe arrestimin e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtij operacioni, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi: Alket Hatija, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).

Po ndodh...

ide