
EMRI/ I përfshirë në sherrin me një viktimë, ekstradohet nga Greqi 39-vjeçari

Një person i dënuar për plagosje të rëndë me dashje është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia.
Autoritetet raportojnë se nga shteti fqinj është ekstraduar shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë, i cili ishte kapur në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Autoritetet raportojnë se Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar Marinel Demirin me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 39-vjeçari i kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë.
“Nga hetimet rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi Ali Zeneli, 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij Petrit Zeneli gjatë konfliktit me të rinjtë.” – raporton Policia, teksa ngjarja ka ndodhur në vitin 2011.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128