Emri/ Identifikohet efektivja, kush është 21-vjeçarja që i dha fund jetës në Tiranë

24 Maj 2024, 19:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Identifikohet efektivja, kush është 21-vjeçarja që i
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektive është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Mësohet se është vetëvrarë policja 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 në Kamëz.

Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçarja në momentin kur qëlloi veten me armë zjarri ishte në banesën e saj në zonën e Ali Demit.

Ndërkohë që pas të shtënave, kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe kanë bërë të mundur të futën në skenën e krimit.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet që çuan efektivën drejt vetëvrasjes. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Reagimi i policisë:

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

 

Po ndodh...