EMRI/ Luftoi një javë me vdekjen, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare në Itali, u përplas nga makina

21 Mars 2025, 12:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Luftoi një javë me vdekjen, ndërron jetë

Amela Drini, 50 vjeç, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali, në komunën e Follina-s.

Sipas mediave fqinje, Drini u përplas nga makina më 13 mars. Menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital por pavarësisht ndihmës, nuk arriti t’ia dilte dhe ndërroi jetë ditën e djeshme, 20 mars.

Shkak i tragjedisë me sa duket ishte fushë pamja e dobët dhe shiu i rrëmbyeshëm atë mbrëmje, i cili nuk e lejoi shoferin të shmangte përplasjen me 50-vjeçaren, e cila jetonte pak hapa larg vendit ku ndodhi aksidenti, në via Sofia Da Camino.

50-vjeçarja mori një goditje fatale në kokë dhe qëndroi në reanimacion në terapi intensive për një javë, por fatkeqësisht ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë.

Administrata Bashkiake i ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjes së Amela Drinit.

“Në këtë moment pikëllimi të madh, jemi pranë familjes dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin atë, duke ndarë barrën e kësaj humbjeje të dhimbshme.”/vizionplus.tv

Po ndodh...