Emri/ Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet shqiptari në Greqi

30 Mars 2024, 22:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet shqiptari
Një 51-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar nga Policia në Greqi.

Bëhet fjalë për shtetasin Andon Sinaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një tentativë vrasjeje ndaj punonjësve të policisë së ekipit të DI.AS.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja për të cilët akuzohet shqiptari ka ndodhur në 8 shkurt 2024 , jashtë një kompanie në Koropi, të cilën 51-vjeçari ka tentuar ta grabisë.

Ndaj 51-vjeçarit ishtë lëshuar një urdhër arresti me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj oficerëve të policisë.

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për shkelje të ligjeve për substancat e varësisë, për armët dhe për të huajt, si dhe për shkelje të të dhënave personale.

 

Po ndodh...

ide