EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Uniformat blu bëjnë me dije se 31-vjeçari, Shkëlqim Murati, qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në automjet.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, në Ksamil, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Impact”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj me fishekë dhe automjeti tip “Range Rover”.
Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Impact”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar:
Sh. M., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, në Ksamil, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë.
Arma, municioni dhe automjeti i 31-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

