Emri/ Shiste kokainë në lokalet e natës në Durrës, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Durrësit, ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi shiste doza kokaine në lokalet e natës së qytetit bregdetar.
Bëhet fjalë për Shkëlqim Hasa, i cili u vu në pranga në kuadër të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’.
Shërbimet e policisë ushtruan kontroll në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari në rurgën ‘Adria’ në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, të cilat dyshohet se i riu i shet në lokalet e natës.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 31 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

