EMRI/ Shpërthimi në magazinën e deputetit të PS, GJKKO kthen në detyrë kreun e IMT

Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, është rikthyer në detyrë.
Gjykata e Posaçme ka vendosur se masa ndaj zyrtarit të IMT-së, Robert Kola, i cili u pezullua nga detyra dhe iu ndalua një detyrë publike, e ka humbur fuqinë.
Tch bën me dije se Kola tashmë është liruara nga masat e vendosura më parë ndaj tij, pas shpërthimit që ndodhi në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela.
Kujtojmë se si pasojë e shpërthimit mbetën të vdekur atë e bir, Roland dhe Lidio Hoxha, u plagosën shtatë të tjerë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.
Ndërtimi i magazinës së deputetit socialist, Bujar Çela në Lushnje ku ndodhi shpërthimi më 1 mars 2024 dhe u mori jetën 2 personave, e 7 u plagosën, po kryhej në shkelje të lejes së ndërtimit. Sipas dosjes së Prokurorisë, institucionet në Lushnjë nuk ishin në dijeni për ndërtimin që po kryente deputeti i mazhorancës.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola dëshmoi në atë kohë në Polici se nuk kishte pasur dijeni nëse deputeti i PS Bujar Çela po ndërtonte apo kishte marrë leje ndërtimi, deri në momentin e shpërthimit kur ngjarja mori përmasa të mëdha.
Ai deklaroi në atë kohë se nuk ka pasur informacione nga urbanistika apo njësia administrative se aty po kryheshin punime. Më tej ai ka shpjeguar se sistemi online i bashkisë nuk kishte funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte bërë asnjë inspektim për objektin në fjalë që po ndërtohej.
-
-
Itali-Shqipëri, bastet i japin pak shanse kuqezinjve
12 Qershor, 17:14 -
-
Itali-Shqipëri, bastet i japin pak shanse kuqezinjve
12 Qershor, 17:14
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


